Ardian Çollaku ishte një vit më parë subjekt i OFL

0

Një nga objektivat e atentatit të sotëm, Ardjan Çollaku, ishte objekt i OFL një vit më parë.

Ardian Çollakut, njohur edhe si Ardian Subashi OFL e njoftoi në daljen e 21 shtatorit 2020 që të plotësonte formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, pasi rezultonte i dënuar për trafik lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhej në njoftimin e OFL.

Nuk dihet se çfarë është bërë me dosjen e Çollakut dhe mbetet gjithashtu mister se si lëvizte i lirë në Elbasan, në një kohë që ndaj tij ka një urdhër arrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli për një dënim me 23 vite burg në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu