Argjentina Ramosaj zbulon se ku po qëndron dhe ku do të zhvendoset për të jetuar

0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për zërin e saj.

Megjithëse nuk është shumë aktive në muzikë, Argjentina shënoi një rikthim këtë sezone vjeshtore, duke publikuar një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, të titulluar “Sado (Ik)” në albumin e ri të kësaj të fundit.

Argjentina prej vitesh ka jetuar në Prishtinë me bashkëshortin e saj, Dukagjinin, dhe djalin e tyre të vogël, Noah.

Por familja duket se ka disa javë që kanë shkuar në Holandë, ku edhe po jetojnë për momentin.