Argjentinë, zjarret djegin mijëra hektarë pyje

0

Në zjarret pyjore që ishin efektive në perëndim të kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Aires, është djegur një sipërfaqe prej 3.000 hektarësh.  Sipas mediave argjentinase, vijon puna për shuarjen e zjarreve në pyje të nisura në veri të provincës Corrientes.

Zëvendësdrejtori i Mbrojtjes Civile dhe koordinatori i Komandës së Operacioneve Emergjente (COE), Bruno Lovinson tha se zjarri nuk mund të vihet ende nën kontroll. “Zjarri është efektiv në një zonë shumë të gjerë. Puna vazhdon që nga dita e djeshme”, tha ai.

Më shumë se 150 zjarrfikës, njësi ushtarake dhe dy avionë nga Shërbimi Kombëtar i Menaxhimit të Zjarrfikësve (SNMF) dhe një helikopter ushtarak po mbështesin përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (SMN) paralajmëroi zjarre të reja në pyje për shkak se vala e fortë e të nxehtit do të vazhdojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu