Arif Tafani zyrtarisht fitues për Bashkinë e Belshit

0

TIRANË- Në KAS përfundoi rinumërimi i votave për bashkinë e Belshit, që rikonfirmoi fitoren e kandidatit të PS, Arif Tafani. Arif Tafani i Partisë Socialiste ka thelluar diferencën e fitores në bashkinë e Belshit, ku ka marrë nëntë vota më shumë, krahasuar me numërimin pas zgjedhjeve të 14 majit.

Nga rinumërimi, Tafani grumbulloi 4564 vota, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori 4515 vota. Ndërkohë, 186 vota u shpallën të pavlefshme.

Pas rinumërimit rezultati është:

Të pavlefshme: 186 vota

4564 vota për Arif Tafanin

4515 vota për Bedri Qypin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu