Arjan Çani habit :Do jetë lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje

0

Gazetari i njohur Arjan Çani bën një parashikim të errët për fushatën elektorale, që do të nisë zyrtarisht ditën e nesërme dhe trondit me atë që thotë.

Çani thotë se do të ishte lajm i mirë, nëse në fushatë do të kishte vrasje, duke nënkuptuar se vetëm fjalët s’mund të sjellin një epokë të re në vend.

“Nuk bëj dot parashikim. Skenari më i keq është se ka një përplasje ende pa nisur fushata. Unë them do jetë lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje. Nëse s’do të ketë vetëm fjalë, do të fusë në një epokë të re vendin. Pa një akt të madh politik të fortë mendoj se nuk do të ketë asnjë ndryshim. Vetëm një akt i rëndë e bën ndryshe. Uroj të mos ndodhë, por do ta fusë vendin në shina të reja”, tha Çani në një intervistë për “MCN”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu