Arjola Demiri apo Monica Bellucci? Aktorja rikthen rolin ikonik nga filmi “Malena”

0

Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për aktoren e njohur, Arjola Demiri. Që në momentin kur ajo u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, sukseset për të u shtuan. Kjo ka bërë që Arjola të jetë më e dashur për publikun dhe si pasojë më aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram dhe shihet që është shndërruar si personazhi i filmit të famshëm “Malena”, i luajtur nga aktorja Monica Bellucci. Demiri shfaqet në super formë, e veshur me të zeza dhe me flokë të valëzuara.

Më tej, aktorja ka ndarë edhe një tjetër foto bardhë dhe zi pranë një makine antike. Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe fansat e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu