Arkeologët zbulojnë mumjen të paktën 800 vjeçare në Peru

0

Një mumje 800-vjeçare është zbuluar në Peru nga një grup arkeologësh.

Ata treguan se mbetjet e mumifikuara ishin të një personi që i përkiste kulturave të zhvilluara mes bregdetit dhe maleve të vendit të Amerikës së Jugut.

Një prej arkeologëve, profesor Pieter Van Dalen Luna tha se nuk është identifikuar ende gjinia e mumjes, por tregoi se ajo është zbuluar në rajonin e Limës.

“Karakteristikat e kësaj mumje janë se trupi ishte i lidhur me litarë dhe duart mbulonin fytyrën, duke treguar një rit të caktuar lokal”, tha ai.

Sipas tij, eshtrat i përkasin një personi që jetonte në rajonin malor të Andeve, duke shtuar më tej se daktimi me radiokarbon do të japë detaje më të sakta.

Mumja u zbulua brenda një strukture nëntokësore në periferi të qytetit Lima.

Brenda varrit kishte edhe enë qeramike dhe vegla druri.

Peruja është shtëpia e destinacionit të njohur turistik Machu Pichu, por edhe shtëpia e qindrave destinacioneve të tjera turistike, duke përfshirë kulturat të cilat u zhvilluan para dhe pas perandorisë Inka, e cila 500 vjet më parë dominoi një pjesë të madhe të Amerikës së Jugut, duke filluar nga Ekuadori, Kolumbia dhe Kili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu