Arsenali kthehet te fitorja, 2-0 ndaj Newcastle, përkohësisht në vendin e 4-t

0

Në pritje të ditës së trembëdhjetë të Premier League, Arsenali mundi 2-0 Newcastle dhe iu rikthye fitores, pas humbjes së thellë 0-4 në Liverpool. Pas një pjese të parë pa gol, por me një krosim të Shelvey për ‘Magpies’ dhe një shtyllë të bujshme të Aubameyang, ndeshja u vendos në pjesën e dytë, me golat e Saka (56′) dhe Martinelli (66′).

‘Topçinjtë’ korrigjuan menjëherë nokautin e rëndë të Liverpoolit dhe u rikthye te fitorja, duke shënuar suksesin e katërt në pesë ndeshjet e fundit të ligës.

Në “Emirates”, Arsenal mposhtën Newcastle 2-0, në kuadër të javës së 13-të të Premier League. Të parët që iu afruan golit janë ‘Magpies’, me Shelvey që goditi traversën në gjysmë ore lojë, falë pritjes së madhe të Ramsdale.

Mundësia më e madhe për londinezët vjen në minutën e 41-të. Gjithsesi, ndeshja lirohet në pjesën e dytë, pas shumë sforcimeve të lojtarëve të Artetës. Në minutën e 56-të Saka, godet dhe mposht Dubravkën me një diagonale perfekte me të majtën, duke zhbllokuar rezultatin në 1-0.

Autori i avantazhit, në minutën e 64-t, doli nga fusha për t’i lënë vendin Martinellit, i cili dy minuta më vonë, nënshkroi 2-0 me një gjuajtje të shkëlqyer, duke mbyllur praktikisht ndeshjen.

Arsenali ngjiten kështu në kuotën 23 pikëve, duke u renditur përkohësisht në vendin e katërt, së bashku me West Ham. ‘Topçinjtë’ rikonfirmuan kandidaturën serioze për një vend në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu