Arlind Gjokuta arrestua për shpërdorim detyre, pritet sot masa e sigurisë për sekretarin e përgjithshëm të Financave. Gjokutaj shfaq probleme shëndetësore, dërgohet pranë QSUT për të marrë shërbim
Gjokutaj është aktualisht i shtruar në repartin e kardiologjisë ndodhet në spital pasi ka shfaqur probleme me zemrën sipas gazetarit të Fax News gjendja e tij është stabilizuar dhe nuk ka rrezik për jetën.
Faxweb ka zbardhur dosjen hetimore, e cila çoi në pranga Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, bashkë me drejtorin juridik të kësaj ministrie dhe përmbaruesin Alban Ruli, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas dosjes, këta persona firmosën dokumente për t’i kaluar një shumë prej 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke trajtuar këtë të fundit si ish-pronar, por në fakt faktet flasin ndryshe pasi ky i fundit nuk e gëzonte një status të tillë.
Pavarësisht firmosjes për t’i kaluar kjo shumë monetare, Ilir Thana arriti të marrë vlerën prej 400 mijë eurove, ndërsa pjesën tjetër, pra 800 mijë të tjera, do t’i kalonin në muajt në vijim.
Sipas dosjes, nënvizohet se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj ishte në dijeni se po mashtronte shtetin përmes kësaj skemë dhe nga përfitimi i statusit si ish-pronar.
Shtatë vjet më parë, konkretisht në vitin 2015, Ilir Thana u shpronësua dhe u dëmshpërblye dhe për këtë u vu në dijeni edhe Arlind Gjukutaj.
Ilir Thano u shpronësua dhe u dëmshpërblye në vitin 2015 dhe Arlind Gjoktuaj u vu në dijeni për këtë nga Ministria e Financave.
“Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë është vënë në dijeni se pagesa e detyrimit është kryer e plote. Pavarësisht kësaj MEMO, është vijuar me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dem të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Organi procedues në kushtet kur ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare te shtetases Shpresa Prifti (motra e Ilir Thana) dhe llogarisë te qëllimore të përmbaruesit kontraktuar nga Ilir Thana si dhe kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore të hapura të cilat dyshohet se kane informuar personin nën hetim, si dhe nisur nga fakti se personi nën hetim ka tërhequr pre një kohë të shkurtër rreth 23.000.000 leke te vjedhura nga buxheti i shtetit, çmon se ka rrezik te ikjes se këtij personi”, thuhet mes tjerash në dosje.
Por, si u shtuan dyshimet për Ilir Thanën?
Në dosjen hetimore rezulton se Ilir Thana ka bërë tërheqjen në shumë të mëdha parash nga llogaria e motrës së tij, ndërsa ishte pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë nga shuma që varionin deri në 1 mln lekë.
Këto lëvizje Thana i ka kryer përgjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit që lamë pas. Sipas prokurorisë ka dyshime të arsyshme, se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Finacave dhe personave te tjerë kanë shpërdorurar detyrën dhe kanë vjedhur shumën monetare prej 48.118.366 lëkësh, ndërsa kanë tentuar të marrin dhe shumën tjetër përmes skemës që thamë më lart.
“Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur”, theksohet më tej.
Në dosje theksohet se funksionarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë bërë të mundur kalimin deri në këtë moment të shumës prej 48.118.366 lekë në llogarinë e Ilir Thana dhe Shpresa Prifti. Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000.
Skema e mashtrimit
E gjithë kjo histori lidhet me një kontratë blerjeje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar në dhjetor 2022, dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.
Ndërkohë, Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar Ilir Thanën në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë Ilir Thanës është në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.
Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe Gjokutajt, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shumën e kaluar ndaj Ilir Thanës dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë.