Armë pa leje në shtëpi, bie në prangat e Policisë një 28-vjeçar në Durrës (EMRI)

0

Silvestër Grillo është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit pasi i janë gjetur në banesë armë zjarri pa leje.

 

Personi ne fjale u arrestua pas nje kontrolli te befasishem ne banesen e tij nga Policia. Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi muncioni luftarak.

 

NJOFTIMI

 

Durrës

 

Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.

 

Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, për armëmbajtje pa leje.

 

Sekuestrohetn një armë zjarri psitoletë dhe një sasi municioni luftarak.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim , atyre që transportojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo qarkullojnë e mbajnë armë zjarri pa leje, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët për një shtetas që mbante armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit S.G në lagjen nr 2.

 

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi muncioni luftarak .

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.G, 28 vjeç, banues në lagjen nr.2, Durrës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit‘’.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu