Armir Bahja talenti më i ri i atletikës në Elbasan

0

Nga Joada Pllumbi

Amir Bahja vetëm 16 vjeç, është shpallur fitues I vendit të parë në Kampionatin kombëtar të Krosit në garën 6km për djem që u zhvillua në kodrat e Liqenit Artificial Tiranë, I riu elbasanas ka zënë vendin e parë në intervalin kohor 24:00:22 .

Kjo konsiderohet si një ndër arritjet më të mëdha në karrierën 1 vjeçare në sportin e atletikës. Gjatë intervistës Amiri u shpreh se nuk do të ndalet por do të vazhdojë me përkushtim dhe bindjen se një ditë do të arrijë majat në karrierën e tij si atlet.

Si ju nisi dëshira për sportin e atletikës ?

Si fillim në një moshë më të vogël jam marrë me futboll por me kalimin e kohës kuptova se nuk ishte ajo çfarë unë doja në të vërtetë. Ndërsa përsa I përket sportit të atletikës cdo gjë nisi në menyrë rastësore nga miqt e mi që më ftuan ti bashkohesha një pasdite teksa ata stërviteshin dhe kështu u bëra dhe unë pjesë e tyre .

Në garën e fundit keni marrë një rezultat fantastik duke u shpallur kampion kombetar,si ndiheni ,a mendon se ky është një sukses I merituar ?

Po, mendoj që ky është një sukses I merituar pas mundimit të  gjatë dhe orëve të shumta stërvitjeje dhe impenjimi maksimal mund të them me plot bindje që e meritoja një fitore të tillë .

Kujt ia dedikoni këtë arritje ?

Pikë së pari këtë arritje ja dedikoj vetes time, familjes, ekipit dhe një personi mjaft të veçntë siç është zysha e atletikes Zhaneta Rucaj pa të cilën nuk do të isha këtu ku jam sot

Cilat jane synimet e ardhshme për një sportist në moshën tënde ?

Dëshira ime më e madhe e momentit është të vazhdoj edhe më tej në këtë sport por le  të  themi realitetin paksa të hidhur që sportit në përgjithësi në Shqipëri nuk I jepet një prioritet I madh dhe nëse ka dicka që do më bëjë të heq dorë nga sporti do të jetë kjo gjë.

A ka patur ndonjë moment kur I ke thënë  vetes që duhet të heqësh dorë nga atletika ?

Që në momentin e parë që jam përfshirë në atletikë e kam marrë me shumë seriozitet dhe kam qenë dhe jam tepër I qartë në objektivat e mia. Por megjithatë theksoj faktin që sporti në shipëri  nuk vlerësohet dhe kjo mund të ishte një nga arsyet që mund të hiqja dorë në të ardhmen.

A ka pasur momente kur sporti I atletikës mund të ketë marrë kohë të pashlyeshme nga jeta juaj ?

Patjetër që po .Përveç sportit unë vazhdoj dhe shkollën por një pjesë të mirë të ditës unë e kaloj në stërvitje kështu që hera herës më është dashur të lë mësimet pas dore dhe të vazhdoj stërvitjen .

A ndihesh in vlerësuar nga federata shqiptare e atletikës ?

Pjesërisht jam ndier I vlerësuar ,por mendoj që federata shqiptare e atletikës mund të bejë akoma dhe më shumë për ne pasi shpesh ne hasim probleme me ambientet e stërvitjes dhe kjo na krijon një pakënaqësi të madhe.

Çfarë këshille do ti jepnit atyre personave që janë në  hapat e parë drejt sportit te atletikës ?

Pavarësisht gjithëkaje ,sporti është me të vërtetë kulturë  dhe nuk ka asgjë më të bukur se sa ta kultivosh atë me pasion, disiplinë dhe dashuri. Në fund të ditës mos hiqni dorë nga ëndrra juaj . infoelbasani.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu