Arratisen nga Kupa e Botës së Hendbollit në Kroaci dhjetë lojtarë të ekipit kombëtar të Burundit

0

Atletët, të gjithë 17 vjeç, duhej të ishin përballur me Bahreinin më 10 gusht në Rijeka. Por që atëherë gjurmët e tyre kanë humbur.
Policia kroate prej disa ditësh është në kërkim të dhjetë të rinjve, shtetas të Burundit, të cilët u zhdukën nga Rijeka (Fiume) pasi mbërritën në Kroaci për të marrë pjesë në kampionatin botëror të të rinjve në hendboll për meshkuj. Turneu ishte planifikuar të zhvillohej në katër qytete kroate, duke përfshirë Rijekën, nga 2 deri më 13 gusht.

Zhdukja ndodhi të mërkurën e kaluar, më 9 gusht, por mungesa e dhjetë lojtarëve u bë publike vetëm të nesërmen kur skuadra, e cila duhej të përballej me kombëtaren e Bahreinit, nuk u shfaq.

Në vitin 2022, kërkesat për azil nga qytetarët burundianë në një vend të BE-së u rritën gjashtëfish në krahasim me vitin 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu