Marco Raduanos, i njohur me pseudonimin “Gargano”, është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Itali.
italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet se si Raduanos zbret nga dritarja e qelisë përmes disa çarçafëve që i kishte bërë si litar dhe i kishte lidhur me njëri-tjetrin.
Arratisja e tij ka ndodhur të premten, rreth orës 17:00, por mungesa e tij është vënë re nga oficerët e burgut gati dy orë më vonë.
Më pas, sipas Corriere, Raduanosin e priste një veturë jashtë burgut. Kjo do të thotë se arratisja ka qenë e planifikuar. Autoritetet italiane kanë ngritur postblloqe të shumta për ta kapur sa më shpejt “Garganon”.