Arrest me burg për vajzën që qëlloi nënën, Gjykata mbyll në qeli edhe…

0

Një muaj pasi vendosi “Arrest në burg” për vajzën 25-vjeçare, Remilda Hajdinaj nën akuzën se kishte dhunuar nënën e saj, Gjykata e Sarandës ka mbyllur në qeli edhe këtë të fundit. Për Dafina Hajdinaj, gjyqtari Fatmir Ndreu pranoi kërkesën e Prokurores Alba Dhima dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, Ervehe Bejdullai dhe vëllait të saj D. Bejdullai. Sipas fashikullit hetimor: “Kallëzuesja Ervehe Bejdullai pohon se jeton në Sarandë së bashku me djalin e saj D. Bejdullai. Ditën e ngjarjes kishin shkuar te banesa e nipit të saj, për të qenë më të sigurt, pasi vajza e saj Dafina Hajdinaj ushtron dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj tyre. Kallëzuesja thekson se djali është me aftësi të kufizuara dhe është i sëmurë; për këtë arsye, ajo u largua nga shtëpia me qëllim që ta mbronte nga dhuna e vajzës se saj.

Në orën 18.00, të datës 11.08.2021, vijon kallëzuesja, vajza e saj Dafina është shfaqur tek banesa e nipit dhe pa i folur, vajza i është afruar dhe e ka goditur me pëllëmba, me grushte në fytyrë dhe në pjesët e trupit. Më pas e ka hedhur në tokë dhe e ka goditur me grushta në të gjithë trupin. Gjithashtu, kallëzuesja sqaron se Dafina ka goditur djalin e saj me një send të fortë ne kokë duke i shkaktuar plagë”.

Avokatja Marsela Alia kërkoi masën e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” për Dafina Hajdinaj, por Gjykata vendosi ta izolojë atë ne qeli. Prej një muaji në burg ndodhet edhe vajza e saj 25-vjecare. Kjo e fundit u akuzua nga Dafina Hajdinaj se kishte ushtruar dhunë, ndërkohë që vajza pretendonte se ishte mbrojtur nga dhuna e nënës.

Në mbrojtje të mbesës doli edhe gjyshja, tashmë viktimë e dhunës, duke u shprehur se vajza e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu