Vdekja e 65-vjeçarit në spitalin e Beratit në pritje të vizitës, flasin mjekët: Nuk ka stola pritje…

0

Pas vdekjes tragjike të 65-vjeçarit Luan Hysi në ambientet e brendshme të Poliklinikës së Specialiteteve në Berat kanë ardhur edhe reagimet e para të mjekëve, të cilët kanë shpjeguar edhe situatën e rënduar me të cilën janë duke u përballurqytetarët.

Mjeku kardiolog  Palush Bojaxhiu ka deklaruar se, çdo ditë në këtë poliklinikë ka radhë të gjata dhe pritje me orë të tëra për një recetë ilaçesh apo rekomandim. Sipas mjekut Palush Bojaxhiu, kjo situatë e rënduar ndodh nga mjekët e familjes që lëshojnë rekomandime për tu drejtuar në Poliklinikën e Specialiteteve, pa i kontrrolluar më parë oraret.

Nga ana tjetër për mjekun psikiatër Miltjadh Veveçka, situata në Poliklinikën e Specialiteteve nuk është e mirë. Ai deklaron se, nuk ka stola të mjaftueshëm pritje për pacientët, radhët janë shumë të gjata dhe mjekët specialistë nuk janë nga qyteti i Beratit.

“Në vitin 2000 Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit hoqi listat rajonale të mjekëve dhe i zëvendësoi ato me listat kombëtare.Kjo ka bërë që Poliklinika e Specialiteteve në Berat të mbushet me mjekë specialistë që vijnë nga Tirana. Ata vijnë në mëngjes dhe ikin në drekë, ndërkohë që të shtunë e të dielë nuk ka mjekë fare dhe kjo bën shtimin e pacientëve gjatë fillim-javës”-,është shprehur mjeku psikiatër Miltjadh Veveçka.

Në lidhje me rastin e vdekjes së 65-vjeçarit Luan Hysi, mjeku Veveçka pohoi se u ndodh vetëm pasi ai ra në tokë, dhe i dha ndihmën e parë mjekësore por ishte e pamundur ta rikthenin në jetë pasi zemra i kishte pushuar.

Megjithëse kemi kërkuar pranë ministrisë që të bëhen hapësira më të mëdhaja me stola për pritje për të sëmurët. Të sëmurët akoma sot shtyhen si në radhët e qumshit, ndërkohë që rreziku i koronës është shumë i madh.

Isha i pranishëm, pacienti erdhi pa rrahje e zemrës, pa frymëmarrje, erdhi i vdekur. Iu dha ndihma e parë nga kardiolgi dhe mjeku i urgjencës, por nuk arriti të kthehej në jetë. Sa mbërriti në poliklinik i shkoi kardiologu.

Nuk e di sa kishte në radhë, sa morëm vesh që i ra të fikët menjëherë zbriti poshtë doktori, pastaj zbrita dhe unë. Sa morë vesh që i ra të fikët zbritëm poshtë dhe doktor Pavllo i bëri frymëmarrje artificiale”, tha mjeku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu