“Arrestim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

0

Gjykata e Durrësit la të lirë aktorin e humorit Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit nën akuzën për mashtrim.

Gjykata e deklaroi të paligjshëm ndalimin e aktorit dhe caktoi masën detyrim paraqitjeje. Aktori akuzohet për përvetësimin e një automjeti që i përkiste një të njohuri të tij, mjet të cilin deklarohet se e kishte shitur për një shumë prej 200,000 lekësh. Pas ndalimit, Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” të cilën Gjykata e Durrësit e ka miratuar. Kjo masë e detyron Veleshnjën të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve, duke shmangur gjendjen e arrestit të mëtejshëm për Veleshnjën.

Avokati mbrojtës i aktorit kundërshtoi veprimet e policisë duke deklaruar se çështja është e karakterit civil dhe se nuk ka asnjë kontratë shitblerjeje për automjetin.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu