Arrestime dhe sekuestrime në Brezovicë, 53 vila të konfiskuara, mes tyre të politikanëve të njohur

0

53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar në Brezovicë nga rreth 100 sa janë gjithsej të ndërtuara në zonën e parë të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e parë dhe të dytë nuk lejohet fare ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.

Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka deklaruar se operacioni “Brezovica” është vazhdimësi i operacionit të ndërmarrë muaj më parë.

“53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar, kurse operacioni vazhdon nëse premtojnë kushtet atmosferike”, tha Maloku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu