Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kapën dhe ndaluan shtetasin B. T., 40 vjeç, pasi më datë 01.07.2023, në ambientet e Policisë, ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij, se 40-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 24 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kristoforidhit”, duke lypur në rrugë, së bashku me fëmijën e saj 7 muajsh.
–
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u shpall në kërkim shtetasi N. A., 64 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 03.07.2023, ka kallëzuar shtetasja B. A. se 64-vjeçari e ka kanosur me fjalë, para disa ditësh.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu, të cilën shtetasi N. A. e mbante me leje. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të metejshme.