Arrestimet gjatë 24-orëve të fundit në qarkun e Elbasanit

0

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 18.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertimi ose përkthimi ose i rremë” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

T. M., 39 vjeç, banues në Gramsh, K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan dhe R. Rr., 29 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletat përkatëse;

Z. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka mbetur i dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Sh. T., 55 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, kanë identifikuar dhe kanë kapur shtetasin K. SH., 26 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një parcele toke me bime medicinale. 26-vjeçari u dërgua në Spitalin Psikiatrik Elbasan, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu