Arrestimi i biznesmenit në Shkodër, policia: I gjendet armë dhe një tufë me para

0

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin zyrtar mbi arrestimin që iu bë mbrëmjen e djeshme biznesmenit Isuf Isufi, të cilit iu gjet armë pa leje dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Isufi njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ka mbajtur edhe pozicionin e zv/presidentit të Vllaznisë. Isuf Isufi është vëllai i Hasan Isufit, i cili në Prill të vitit 2020 plagosi një person.

Isufi akuzohet për armëmbajtje pa leje, dhe tashmë materialet në ngarkim të tij janë çuar në gjykatën e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu