TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar sot nën dyshimin për korrupsion dhe pastrim parash, njoftoi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK). Në një njoftim për media, SPAK tha se Veliaj dyshohet për për “korrupsion pasiv” në 9 raste.
Gjykata ka urdhëruar që bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, të mbahet në arrest shtëpiak si e dyshuar për “korrupsion pasiv” në 9 raste, për pastrim parash dhe për mosdeklarim të të ardhurash. Në këto rrethana lind pyetja se si do të vijohet me qeverisjen vendore në Bashkinë e Tiranë? Për këtë po parashtrojmë paraprakisht disa skenarë të mundshëm.
Skenari I
Veliaj ia delegon kompetencat e drejtimit njërit prej nënkryetarëve. Bashkia e Tiranës ka 3 nënkryetarë, të cilët janë Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi.
Skenari II
Këshilli Bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin njërit prej dy nënkryetarëve, por situata e drejtimit me një nënkryetar nuk vijon pafundësisht. Neni 62 i Ligjit për Pushtetin Lokal parashikon se “kur një kryetar bashkie nuk paraqitet në detyrë për tre muaj”, atëherë Këshilli Bashkiak i propozon shkarkimin Këshillit të Ministrave.
Skenari III
Këshilli i Ministrave merr vendim për ta shkarkuar Veliajn, nëse ai nuk e ankimon në Gjykatën Kushtetuese, bashkia shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.