Arrestohen 2 shqiptare nga policia greke në Kakavijë/ Kush është e kërkuara nga Spanja, e akuzuar për trafik droge (Emri)

0

KAKAVIJË

Policia greke ka arrestuar dy shtetase shqiptare të shumëkërkuara në Europë. Dy gratë janë arrestuar në anën greke të Kakavijës.

Me urdhër arresti nga Spanja është arrestuar Aneta Bramo, e cila kërkohet për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale dhe shkelje e urdhrit të ndalimit.

Ndërkohë është arrestuar edhe një shqiptare e kërkuar nga Belgjika, emri i së cilës ende nuk është bere i ditur, e cila akuzohet për pjesëmarrje ne organizate kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, vepra që parashikojnë dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu