Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për transport emigrantësh (Emrat)

0

 Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim pasi akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në pranga kanë rënë Klajdi Lozhi 40 vjeç dhe Pjerin Mhilli 29 vjeç.

Sipas policisë, personat në fjalë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër, nuk i janë bindur policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi duke braktisur mjetet.

Njoftimi i Policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Fast Albania, në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, organizuan punën dhe si rezultat bënë të mundur kapjen dhe ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për shtetasit: K. Ll., 40 vjeç, banues në Laç dhe P. M., 29 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi në datën 18.12.2021, në bashkëpunim me shtetasin E. M. (i ndaluar më parë), në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, po transportonin me dy automjete, 9 emigrantë të paligjshëm, dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre, por janë larguar me shpejtësi duke braktisur mjetet. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu