Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, tentuan të iknin nga çatia e ‘shtëpisë së barit’

0

Autoritetet spanjolle kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike në Spanjë. Mediat lokale kanë njoftuar se dje rreth orës 10:00 të mëngjesit policia ka zbuluar një magazinë të madhe në rajonin Segrià ku kultivohej kanabis. Nga raportet e para thuhet se janë sekuestruar rreth 2,541 bimë marijuane në faza të ndryshme të rritjes. Gjatë këtij operacioni policia spanjolle arrestoi tre burra 22, 39 dhe 44 vjeç me origjinë shqiptare si të dyshuar si përgjegjës për plantacionin ilegal.

Tre të arrestuarit kishin krijuar një hapësirë ​ në papafingon e magazinës ku jetonin aty për javë tëra, pa patur nevojë për të dalë jashta dhe kjo për të shmangur kontrollet e policisë. Policia kishte dyshime se aty kultivohej kanabis dhe për disa muaj me radhë e mbajti nën vëzhgim magazinën e shqiptarëve. Pas disa kontrolleve fillestare, u gjetën shenja që konfirmuan dyshimet se në magazinë kishte njerëz dhe se ata kultivonin kanabis. Kur policia ndëhyri për t’i arrestuar ata tentuan të largoheshin nga çatia, ndërsa dera e hyrjes ishte e mbyllur plotësisht nga brenda, për të parandaluar hapjen e saj të lehtë nga jashtë.

Magazina kishte një instalim kompleks të përbërë nga llamba, transformatorë, ventilatorë, nxjerrës dhe materiale fitosanitare për të nxitur rritjen e bimëve. Ata aktualisht po përshtatnin hapësira të reja në magazinë për të zgjeruar plantacionin. Përveç kësaj, sipas policisë, është zbuluar se ata kishin ndërhyrë edhe në sistemin e energjisë elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu