Arrestohen 4 anëtarë të Hamasit ,planifikuan sulme terroriste në Evropë

0

Janë arrestuar nga autoritetet gjermane dhe holandeze ,katër anëtarë të Hamasit, të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Evropë.Lajmin e ka  konfirmuar  prokurori federal i Gjermanisë.

“Tre persona u arrestuan në Gjermani dhe një në Holandë me dyshimin për planifikimin e sulmeve ndaj institucioneve hebraike në Evropë,” tha në një deklaratë prokurori.

Hamasi është klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera si një organizatë terroriste.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, e cila falënderoi autoritetet policore gjermane dhe holandeze, duke pohuar se ” Kjo tregon se autoritetet tona të sigurisë janë jashtëzakonisht vigjilente dhe veprojnë në mënyrë të vazhdueshme”.

“Mbrojtja e hebrenjve është prioriteti ynë kryesor. Ne përdorim të gjitha mjetet kushtetuese kundër atyre që kërcënojnë jetën e hebrenjve dhe ekzistencën e shtetit të Izraelit”, tha më pas Faeser.

 

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu