Arrestohen burrë e grua në Selitë pasi shisnin kokainë, përdornin dhe nipin e mitur!

0

Një çift bashkëshortësh janë vënë në pranga në zonën e Selitës në Tiranë, pasi shisnin kokainë, në ambientet e apartamentit të tyre, në katin e katërt të një pallati. Mësohet se ata kishin ngritur një skemë për shitjen e kokainës në doza të vogla, në të cilën kishin përshirë edhe nipin e tyre të mitur.
Ai shërbente për ti marrë paratë blerësve në katin e parë të pallatit, dhe më pas ata ngjiteshin në katin e katërt për të marrë dozën e kokainës.

Policia më herët nuk kishte mundur të dokumentonte përfshirjen në shitjen e drogës për shkak të skemës që ata përdornin.
Mësohet se banesa e tyre ka qenë e monitoruar nga kamera sigurie, dhe sa herë që kanë pasur kontrolle më herët nga policia, ata e asgjesonin lëndën narkotike në tualet.

Në kuadër të operacionit Tempulli 2, në banesën e çiftit u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine, e bërë gati në doza për t’u shpërndarë pasi ndërhyrja u bë nga forcat elitë RENEA, të cilët vunë në pranga të tre, bashkë me nipin. Identitetet e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, ndërkohë që në të gjithë vendin janë arrestuar 273 persona, për shpërndarje të lëndëve narkotike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu