Arrestohen dy të rinj shqiptarë në Angli: Bandat na detyruan të mbjellim kanabis

0

Arbri Dervishi dhe Francesk Markaj, të dy 26 vjeç, u gjetën në një banesë të braktisur në Central Drive.

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se po kujdeseshin për bimë kanabisi. Sipas mediave të huaja, shqiptarët rrëfyen në momentin se trafikantët i kërcënuan se do t’i vrisnin nëse nuk irespektonin.

Arbri Dervishi dhe Francesk Markaj, të dy 26 vjeç, u gjetën në një banesë të braktisur në Central Drive. Të dy ishin futur në territorin e Anglisë me kamion dhe më pas u detyruan të punonin në fermë për të paguar paratë që kishin marrë borxh për të hyrë në Angli.

Daniel Harman, që përfaqësonte Markajn, tha se niveli i shfrytëzimit nga trafikantët ishte i tillë që nëse burrat do të vdisnin në banesën e pasigurt, bandës as nuk do t’i interesonte. Ndërsa Dervishi shpreson të qëndrojë në Angli tani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu