Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri me vete në Bulqizë.
Policia ka konstatuar mjetin në të cilin 18-vjeçari ishte pasagjer dhe drejtues një 21-vjeçar, duke kërkuar ndalimin e tij. Të rinjtë nuk janë bintur duke bërë kështu që policia t’u vihet pas për t’i ndjekur.
Më pas 21-vjeçari la makinën dhe u arratis.
Për provë materiale policia sekuestroi një armë zjarri e tipit pushkë dhe 130 fishekë.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjene tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
