Arrestohet 22-vjeçari në Gjirokastër/Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Shkodra për në Greqi

0

Një 22 vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Gjirokastrës, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se ka arrestuar A.D, banues në Dukagjin. I riu u lokalizua teksa po udhëtonte në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”.

Policia i kërkoi që të ndalojë dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës. Pas kontrolleve në makinën e tij, rezultoi se A. D. po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës 500 Euro për person, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu