Një 22-vjeçar është vënë në pranga e policisë së Gjirokastrës ditën e sotme, ndërsa babai i tij është shpallur në kërkim për kanosje.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.M, i cili ka dhunuar barbarisht me sende të forta shtetasin me inicialet B.N., 37 vjeç, për motive të dobëta.
Policia gjithashtu bën me dije se u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. M., 50 vjeç (babai i shtetasit K. M.), pasi ka kanosur me fjalë shtetasin H. C., 54 vjeç (i afërm i shtetasit B. N.)
NJOFTIMI
Gjirokastër
Goditi me sende të forta një shtetas, vihet në pranga 22-vjeçari.
Shpallet në kërkim babai i 22-vjeçarit, pasi kanosi të afërmin e të dëmtuarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastër.
Shtetasi K. M., pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit B. N., 37 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital u largua për në banesë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. M., 50 vjeç (babai i shtetasit K. M.), pasi ka kanosur me fjalë shtetasin H. C., 54 vjeç (i afërm i shtetasit B. N.)
Materialet në ngarkim të shtetasve K. M. dhe D. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Plagosja e lehtë e dashje” dhe “Kanosja”.





