Arrestohet 27 vjeçari në Vlorë/ Shkaktoi aksident teksa drejtonte mjetin i dehur

0

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për shkak se teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të dielën, kur i riu ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu