Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali! I gjenden armë dhe drogë me vlerë 350 mijë euro

0

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënën ë prangat e policisë italiane, pasi u kap me armë dhe lëndë narkotike.

Shqiptari është arrestuar në qytetin e Savonës, Liguria, pasi policia kreu kontrolle në një restorant që ai kishte në pronësi. Efektivët gjetën disa doza kokainë, të paketuara dhe të fshehura brenda një kavanozi në zonën e kuzhinës së lokalit.

Nën dritën e asaj që u zbulua, u kryen kontrolle në tre apartamente në pronësi të 27-vjeçarit. Pas këtyre, u gjet një sasi e madhe kokaine, pjesërisht e ngurtësuar dhe pjesërisht në pluhur, në pako të paketuara në vakum dhe të vulosura me nxehtësi, me një peshë totale prej mbi 4 kilogramësh e 400 gramë.

para cash dhe materiale paketimi, si dhe dy peshore precize. Droga e sekuestruar, e cila ishte gati për t’u hedhur në tregun e Savonës, vlerësohet të ketë një vlerë tregtare prej mbi 350 mijë eurosh.

Policia i gjeti të riut shqiptar edhe një pistoletë gjysmëautomatike “Beretta Mod.34”, të fshehur në një nga apartamentet, me karikatorin e saj dhe disa municione.