Arrestohet 34-vjeçari në Sarandë, kërcënoi një person dhe i dëmtoi derën e shtëpisë

0

SARANDË– Një 59-vjeçar në Sarandë, është arresuar ditën e sotme nga policia, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje 1 objekt me kolona dhe soletë betoni në oborrin e banesës së tij. Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e një 34-vjeçari agresiv me iniciale S.M., i cili kishte kërcënuar M.R. dhe kishte shkatërruar portën e shtëpisë së tij. Ai kishte refuzuar tu bindej punonjësve të policisë dhe kishte prishur qetësinë publike.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Sarandë – A. C., 59 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, në oborrin e banesës së tij, 1 objekt me kolona dhe soletë betoni. Ndërkohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, ka kanosur shtetasin M. R, dhe i ka dhunuar banesën duke i dëmtuar portën hyrëse të banesës. Gjithashtu ky person ka prishur qetësin publike dhe nuk u është bindur punonjësve të policisë për të ndaluar veprimet e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu