Arrestohet 35-vjeçari në Lezhë, transportonte 5 emigrant të paligjshëm

0

LEZHË- Qytetari Nderim Grosha, 35 vjeç banues në Kukës, është arrestuar në Lezhë pasi kishte transportuar 5 emigrantë nga vendet e treta. Gjatë operacionit policor i koduar “Immigrants”, ai është ndaluar nga Policia e Shtetit dhe gjatë kontrollit të makinës së tij i kanë gjetur brenda emigrantën të paligjshëm. Gjithashtu i është sekuestruar makina e tij dhe celulari. Në pamjet e siguruara nga Policia e Shtetit shfaqet momenti i shoqrimit të Groshës në komisariat.

Njoftim i Policisë Lezhë:

 Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Immigrants” i zhvilluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor DVP Lezhë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve DVP Lezhë. Transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta, vihet në pranga 35 vjeçari.Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po lëvizte në rrugë me automjetin e tij ku brenda kishte shtetas të huaj, Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar ” Immigrants”Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, gjatë punës së tyre në akset rrugore, kanë identifikuar, lokalizuar dhe ndaluar në Fushë Milot, automjetin tip ” Ford” me drejtues shtetasin N.G., ku pas kontrollit në automjet i janë gjetur 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, i cili po i transportonte kundrejt fitimit.Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve Paligjshme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.G. 35 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim paligjshëm të kufirit”.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu