Arrestohet 36-vjeçari, mashtroi dhe i mori para një personi

0

Një 36-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë, për shkak se me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 44 vjeçari. Policia njofton se të dy personat janë me banim në Shijak, ndërkohë që akuza që rëndon mbi 36-vjeçarin është ajo e mashtrimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ndaluan shtetasin B. H., 36 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Mashtrimi”, në ngarkim të shtetasit B. H”, njofton zyrtarisht Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu