Arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali, rrahu gruan në sy të fëmijëve dhe e kërcënoi me çekiç

0

Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët pasi ka sulmuar dhe kërcënuar me jetë gruan e tij. Ngjarje ndodhi dje në Brugherio (Monza), në sy të tre fëmijëve të tij të vegjël.

“Do të të djeg të gjallë” i tha i shoqi duke e ndjekur me çekiç pasi e shtyu dhe e goditi.

Gruaja 32 vjeçe, u ndihmua nga fqinjët të cilët duke dëgjuar britmat e saj, ndërkohë kishin telefonuar policinë. Pas këtij episodi shqiptari është arrestuar dhe pritet të dënohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu