Arrestohet 38-vjeçari, sulmoi 4 persona me çekiç në Londër

0

Një 38-vjeçar është arrestuar nga oficerët e Policisë Metropolitane pasi sulmoi me çekiç duke plagosur katër persona në Londër.

Sipas informacioneve nga “The Guardian”, 38-vjeçari sulmoi fillimisht dy gra në Regent Street, raporton policia.

Gratë, njëra në të 30-at dhe tjetra në të 20-at, u dërguan në spital, megjithatë plagët e mara nuk u rrezikojnë jetën.

Burri më pas përdori një çekiç për të sulmuar një grua në të 40-at dhe një burrë në të 50-at në një bar në rrugën Glasshouse pranë Cirkut Piccadilly, tha Policia Met. Të dy u dërguan në spital dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu