3 makina përfshihen në një aksident të rëndë, humb jetën një person, plagosen 3 të tjerë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se tre makina janë përplasur fuqishëm dhe për pasojë një person ka humbur jetën kurse tre të tjerë janë plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu