Gjatë kontrollit të tij i sekuestruan aparatin e tij celular teksa që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve
Arrestohet një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet D.D., banues në Tiranë, pasi ju gjetë që ushtronte “lojra të fatit” baste sportive. Këto baste sportive i kryente në lokalin e tij në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”. Gjatë kontrollit të tij i sekuestruan aparatin e tij celular teksa që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve.
Njoftimi i Policisë Tiranë
“Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë shtetasi që e ushtronte këtë veprimtari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet basteve sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi: D. D., 44 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive, në një lokal, në rrugën rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”