Arrestohet 50-vjeçari, mbante sasitë e kanabisit në kasolle

0

Policia e Beratit ka arrestuar shtetasin Syrja Sinaraku, pasi në kasollen në pronësi të tij u gjet një qese me kanabis gati për shitje.

Njoftimi i plotë i policisë: Berat

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e vprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Evidentohet një rast i kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike

Vihet në pranga 50-vjeçari, si autori i dyshuar

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas posedonte lëndë narkotike si dhe e kultivinonte atë, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan, ku në një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

 Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin e dyshuar S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu