Pa pikë turpi! Njëri rreh gruan, tjetri kanos me thikë nënën, arrestohen dy të rinjtë

0

Uniformat blu kanë arrestuar dy të rinj në Fier dhe Mallakastër për verën penale të dhunës në familje. Në Lushnjë u arrestua shtetasi Hasan Arapi, 30 vjeç, i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërkohë që në Mallakastër u arrestua shtetasi Albion Pashaj, 19-vjeç, i cili rrahu dhe kanosi me thikë nënën e tij 44-vjeçe.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i plotë i policisë: Lushnjë/ Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Mallakastër/ Arrestohet 19-vjeçari pasi ushtroi dhunë dhe kanosi nënën e tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A, 30 vjeç, banues

në fshatin Zgjanë, Lushnje, pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A. A., 30 vjeçe.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, shtetasen L. P., 44 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu