Arrestohet 53-vjeçari në Himarë iu kapën 30 pako kapsolla elektrike

0

Një 53-vjeccar është arrëstuar në flagrancë nga policia e Himarës. Qytetarit me inicialet F. K., banues në Himarë, ka përfunduar në prangat e policisë pasi iu sekuestruan 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës. Arrestimi i tij erdhi pas operacionit të policisë të koduar “Detonatorët”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bodrum, gjetën dhe sekuestruan 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë nga ku do të marrë dënimin për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Njohtimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Detonatorët”, për goditjen e veprimtarisë së mbajtjes së lëndëve eksplozive. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë. Sekuestrohen 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës.

Vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Detonatorët”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 53 vjeç, banues në Himarë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në bodrum, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezës dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu