Arrestohet aktivistja Greta Thunberg! Mbështeste Palestinën në protestën në Londër

0

ANGLI- Policia britanike arrestoi aktivisten suedeze, Greta Thunberg, në Londër, në një protestë pro-palestineze. Thunberg u arrestua sipas ligjeve kundër terrorizmit për mbajtjen e një pankarte ku thuhej se ajo mbështeste të ndaluarit në lidhje me Palestine Action , të cilën qeveria britanike e ka shpallur organizatë terroriste. Mediat shkrujnë se, një zëdhënës i Qytetit të Londrës tha se dy persona ishin arrestuar për hedhjen e bojës së kuqe në një ndërtesë.

“Pak kohë më vonë, një grua 22-vjeçare gjithashtu shkoi në vendngjarje. Ajo u arrestua për shfaqjen e një objekti në mbështetje të një organizate të ndaluar.”, tha një zëdhënës i policisë në një deklaratë.

Organizata “Mfend Our Juries” tha se e kishte shënjestruar ndërtesën sepse ajo përdorej nga një kompani sigurimi, e cila, sipas saj, ofronte shërbime për degën britanike të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems.