Arrestohet autori i vrasjes me thikë të Elgi Pashollarit pak ditë më parë në Tiranë. Policia e Tiranës informoi mbrëmjen e sotme se është vënë në pranga Gazmend Buçpapa.
Autori ishte mbajtur në mbikqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.
Vrasja ndodhi më 20 shkurt 2026 gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
“Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” informoi sot policia.
Operacioni u kodua ‘Distanca’.





