Arrestohet autori që plagosi të riun në ish-Bllok, shpallet në kërkim shoku i tij (EMRI)

0

Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e plagosjes së të riut në ish-Bllok.

Kridenc Meçollari është 38-vjeçari i vënë në pranga pasi dyshohet të jetë një prej autorëve të plagosjes së 32-vjeçarit Ilir Shkurti, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në ish-Bllok.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se Meçollari është vënë në pranga, ndërsa personi tjetër ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve në zonën ku dhe ndodhi ngjarja duke u shpëtuar duarve të efektivëve.

Makina e llojit “Benz” është bllokuar në zonën pranë martenitetit të ri.

Policia sqaron se rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi Ilir Shkurti 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit Kridenc Mecollari, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu