Arrestohet autori që vrau dy motrat

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e krimit të dyfishtë i cili ndodhi paraditen e sotme në kryeqytet, ku u qëlluan me breshëri arme dy motra, Përparim Tela (Ademi).

Policia thotë se arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e sotme, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan për vdekje nga Përparim Tela (Ademi), dhe bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen, dhe kjo duhet se është bërë shkak dhe për konfliktin me pasoja kaq të rënda.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi u shpreh gjatë një komunikimi me mediat se në momentin kur ka ndodhur vrasja të pranishëm kanë qenë dhe dy fëmijët e njërës prej viktimave, të cilët po merren në pyetje në prani të psikologëve për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Ata pritet që të japin edhe një përshkrim të saktë të mënyrës sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë, për të cilën policia u njoftua nga fiqnjët e viktimave, që dëgjuan krismat e armës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu