Arrestohet e dashura e Safet Bajrit, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit

0

E dashura e Safet Bajrit është arrestuar pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.

E.A .është pronare e një dyqani në “Myslym Shyri” është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj.
Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbrëmjen e së mërkurës rolin e A.E në ngjarjen e 2018 që përplasi dy familjet Lici e Bajri.

E.A. ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i A.E u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Safet e Behar Bajri si dhe Astmer Bilali akuzohen nga SPAK për ekzekutimin e Fatbardh Licit në shenje hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Berçana e partneres se tij Silvi Ndoci. Balkanweb