I dënuar me 11 vite burg në Itali, kapet 51-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi (EMRI)

0

Gentian Deda është arrestuar nga Forcat e Posaçme Operacionale në Durrës në bashkëpunim me Interpolin. 51-vjeçari, banues në lagjen nr. 4, Durrës ishte dënuar nga Gjykata e Milanos me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Tashmë pritet të bëhet ekstradimi i tij drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruar në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës. Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu