Plagosi 30-vjeçarin në rrugën “5-Maji”/ Arrestohet vëllai i grabitësit

0

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Kevin Cungu 19-vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosjen me armë të shtetasit Rexhep Gjeli 30-vjeç, më datë 11 shtator të vitit të shkuar në lagjen ‘5 Maji’ në kryeqytet.

30 vjeçari ishte duke festuar ditëlindjen e tij me miqtë, përfshirë edhe Kevin Cungun, kur pas një konflikti të ndodhur nën efektet e alkoolit për arsye banale, të dy personat dolën jashtë për të sqaruar debatin. Në ato momente Cungu ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në këmbë mikun e tij.

Kevin Cungu, është vëllai i 23-vjeçarit Markelian Cungut, i cili më në 19 janar 2020, plágosi më ármë Petrit dhe Afërdita Laze gjatë grabitjes së banesës së tyre. Markelian Cungu, është me rekord unik vjedhjesh dhe grábitjesh në kryeqytet, ku për pasojë është arrestuar disa herë nga policia.

Njoftimi i plotë: Tiranë/ Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim kombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në këtë kuadër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim me rrezikshmëri të lartë kriminale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. C., 19 vjeç, banues në Tiranë.

19-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, më datë 11.09.2020, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu