Arrestohet hajduti shqiptar në Itali, policia i gjen këllëfin e jastëkut plot me florinj (DETAJE)

0

Një 33-vjeçar shqiptar i akuzuar për vjedhje është arrestuar nga policia italiane. Bashkëpunëtori i tij ende nuk është identifikuar, bëjnë me dije mediet fqinje.

Shqiptari u ndalua ndërmjet delle Sodole, ku disa banorë kishin vënë re dy persona që synonin të hynin brenda shtëpive, ndërsa një 62-vjeçar i cili sapo ishte kthyer në banesën e tij kishte gjetur dritaren e thyer dhe orenditë e plaçkitura.

33-vjeçari u ndalua teksa e kishte ende të mbuluar fytyrën me një kapuç dhe mbante veshur rroba të zeza e doreza, mjete për vjedhje dhe një këllëf jastëku plot me bizhuteritë e vjedhura.

33-vjeçari u arrestua, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu